Një qendër e rëndësishme ballkanike që do të shërbente si strehim i intelektualeve shqiptarë pjesë të rilindjes kombëtare ka qene padyshim kryeqyteti i Bullgarisë, Sofja. Në ndër gazetat e rëndësishme që filloi botimin e vet në janar 1911, ishte gazeta e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare “Liria e Shqipërisë”, e botuar nga patrioti dhe rilindasi i madh Kristo Luarasi, transmeton lexo.com.al.

Para fillimit të veprimtarisë së tij, Luarasi pasi shërbeu disa kohë si mësues i gjuhës shqipe në fshatrat e krahinës së Kolonjës, emigroi në Bukuresht dhe më pas në Sofje të Bullgarisë, ku hapi dhe shtypshkronjën e parën për shtypjen e librave, gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe, të cilat më pas i shpërndanin falas kudo ku kishte shqiptarë.

Pas një veprimtarie të pasur patriotike në disa qendra të rëndësishme evropiane, Luarasi  kthye në Tiranë në 1920 ku vijoi punën letrare me krijimin e shtypshkronjës “Mbrothësia” që kishte pasur edhe në Sofje, e cila që nga ajo kohë e më pas filloi të njihej si Shtypshkronja “Luarasi”. Kristo Luarasi ndërroi jetë më 8 korrik 1934 në Tiranë./Lexo.com.al/e.c.