Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bëri të ditur se falë punës intensive nga stafi i Shërbimit Kombëtar Veterinar, gjurmimi dhe monitorimi i sëmundjes së turbekulozit (TBC) është thuajse në përfundim e sipër.

Duke e cilësuar këtë proces si një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e tufës së gjedhit në vendin tonë që është e lidhur drejtpërdrejtë me shëndetin dhe sigurinë ushqimore të konsumatorëve, Ekonomi tha se, “deri tani është realizuar 94 % e monitorimit të popullatës së gjedhit që është planifikuar në shkallë vendi”.

Krahas këtij procesi Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po kryen në të gjithë vendin në fermat blegtorale me gjedhë edhe vaksinimin falas kundër dermatozës nodulare.