Te Juventusi po shtohet frika se ylli i skuadrës Paulo Dibala mund të humbasë supersfidën e kësaj jave në kampionat me Interin. Sipas mediave italiane, sulmuesi argjentinas dhe mesfushori i skuadrës juventine Ueston MekKini shkuan në klinikën “J Medical” për të kryer analizat dhe sipas shenjave të para, Dibala rrezikon të mos luajë ndaj zikaltërve, ndërsa amerikani MekKini nuk përbën shqetësim serioz.

Madje, 10-ta e Juventusit është parë sot në klinikë me gjurin e fashuar.
Megjithatë, për trajnerin e Juventusit Andrea Pirlo dhe stafin e tij teknik ka lajm të mirë për Federiko Kiezën. Edhe pse ka një enjtje të lehtë, 23-vjeçari do të jetë gati për Interin.

Dibala dhe MekKini lanë herët fushën e lojës që në pjesën e parë teksa pësuan dëmtime të forta. Megjithatë, përgjigjia e saktë për kohën e rikuperimit të tyre do të vijë në orët e ardhshme.