Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social “Facebook” videon ku tregon se po realizohen punimet në kantierin bujqësor në Tirana. Rama shkruan se po ndërtohen 8 godina të reja për 2200 studentë që sipas tij do të kenë një kampus me kushte optimale si në Evropë.

Statusi: MIRËMËNGJES, dhe me kantierin e Universitetit Bujqësor, Tiranë, ku po ndërtohen 8 godina të reja të ideuara nga arkitekti i famshëm Winny Maas, për 2200 studentë, të cilët do të kenë një kampus me kushte optimale si në Europë, ju uroj një ditë të mbarë.