Gjatë vizitës në Berat, kryeministri Edi Rama, ka ndaluar në godinën e re të zjarrfikëses së këtij qyteti, ku ka thënë se pandemia e ka kapur këtë qytet në momentin kulminor të investimeve.

“Presim vetëm fundin e pandemisë dhe do kemi numra turistësh të shumëfishuar. Pandemia e kapi Beratin në momentin kulminor të investimeve. Sezoni turistik kishte shumë herë më i mirë se çmund të mendohej. Kishte një fluks i madh që jo vetëm u garantoi mbijetesën por edhe përfitim”, tha Rama.

Rama theksoi se në këtë qytet, projektet do të përmirësojnë infrastrukturën dhe nxisin rritjen e numrit të turistëve. Me fundin e pandemisë Rama shtoi se do të ketë një numër të shumëfishuar turistësh.

Me këto paketë projektesh të reja, ne presim fundin e kësaj flame, pasi do të kemi numër të shumëfishuar turistësh. Edhe me atë planin për promovimin e turizmit. Po të shohësh sezonin e kaluar turistik ishte shumë më i mirë, duke pasur parasysh investitorët e brendshëm dhe gjithë strukturat qe menaxhohen nga shqiptarët që bënë të mundur që të ketë një fluks të madh”, shtoi ai.