Bashkimi Evropian akuzohej sot njëzëri nga mediat britanike për “gafa të rënda” pas njoftimin të mbrëmshëm për ndalimin e eksportimit të pa kontrolluar të vaksinës anti-Covid jashtë bllokut perkshi Irlanden e Irlanden e Veriut, masë nga e cila unioni u tërhoq pjesërisht pas reagimeve të gjera kritike. Politikanët në Londër, Dublin e Belfast ngritën zërin kundër Brukselit për shkelje të marrëveshjes së Brexit me ndalimin e propozuar të kalimit të vaksinës në Irlandë. Kjo detyroi autoritetet të bënin një kthesë ‘disi të sikletshme’ sipas mediave britanike, mbrëmë vonë të Komisionit Evropian pas aktivizimit të Nenit 16 te Brexit, mbi Protokollin për Irlandën e Veriut.

Presidenti francez Emmanuel Macron përkeqësoi konfliktin mbrëmë kur tha se nuk ka baza se vaksina britanike e Oxford-AstraZeneca funksiononte te mbi-65-vjeçarët, edhe pse ajo kishte marre aprovimin nga BE. Sot sekretari britanik për Irlandën e Veriut, Julian Smith tha se BE anulloi masën e ndalimit të tregtisë së lirë dhe të vaksinës drejt Irlandës. Ai tha: “BE e shkeli dje, por ne duhet të punojmë në interes të Irlandës së Veriut, duhet të sigurohemi që mes BE dhe Britanisë të mos ketë kufi të kontrolluar”.

Burimet e BE pranonin se aktivizimi i Nenit 16 ishte një gjykim i nxituar, por Komisioni bëri të qartë se do të vijonte me planet e kontrollit të eksporteve të 3.5 milionë vaksinave Pfizer, të cilat prodhohen në Belgjikë. Në deklaratën e vonë Komisioni Evropian tha dje: “Për të trajtuar mungesën e transparencës për eksportin e vaksinave jashtë BE, ne kemi vendosur që eksporti të bëhet vetëm me autorizimin e shteteve anëtare. Procesi i finalizimit të masës përfshin heqjen e barrierave për Irlandën dhe Irlandën e Veriut.”