Më 27 janar të çdo viti, bota përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, ditën e ndërgjegjes kolektive ndaj një k rimi që ndodhi në zemrën e Evropës së qytetëruar, një k rim që e z hveshi qytetërimin e kohës nga çdo lloje qytetarie dhe humanizmi. Këtë ditë, përkujtohet një prej kapitujve më të e rrët të historisë moderne, një kapitull që u mbyll me një bilanc m akabër, 6 milionë hebrenj të s hfarosur në k ampet e p ërqendrimit gjatë p ërndjekjes më sistematike dhe ç njerëzore në historinë e njerëzimit. Ndryshe nga të tjerët, shqiptarët ditën të tregojnë vlerat e vërteta humane, fisnike dhe heroike të popullit tonë, në një kohë kur shtetet e tjera u bënë palë aktive ose në heshtje, në s hfarosjen e popullit hebre. Madje, me krenari përsëritet nga buzët e të mbijetuarve dhe nga bota e jashtme, se në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër i Evropës, jo vetëm që asnjë hebre nuk u dorëzua dhe e kzekutua, por  komuniteti i tyre i vogël në vend u shtua më shumë në përfundim të luftës në krahasim me numrin e tyre fillestar para luftës, transmeton lexo.com.al.

Ajo që e bën rrëfimin edhe më unik, ishte fakti i jashtëzakonshëm se si popullsi kryesisht myslimane, shqiptarët hapën dyert miqve të p ërvuajtur duke i bërë pjesë të familjes së tyre, një shembull ky që nuk duhet thjesht të merret si i mirëqenë, por të kthehet në burim krenarie dhe frymëzimi për të ardhmen e pasigurt. Si popull emigrues dhe shpesh të përballur me stereotipe, shqiptarët duhet të mësojmë jo vetëm nga s akrifica e paraardhësve tanë, por edhe bazuar në këtë eksperiencë, të krijojmë një shoqëri imune nga p ërçarja politike që sjell n dasi më të mëdha mes shtresave shoqërore, dhe për të bllokuar narrativat d ashakeqëse të shpërndara nga teknologjia e informacionit, të cilat krijojnë u rrejtje dhe padituri kolektive./Lexo.com.al/e.c.