Kryerja e tamponëve mund të jetë e bezdisshme për këdo dhe për këtë, autoritetet kanë vendosur që të shpikin një ‘skenar’ që nuk ka dhimbje. Policia italiane ka kryer sot një seancë zbulimi të infektuarisht me Covid-19 dhe për ta bërë këtë kanë zgjedhur qentë.

Kafshët u trajnuan për një periudhë prej 6-8 javësh dhe tashmë janë në gjendje të identifikojnë personat e infektuar nga koronavirusi. Demonstrimi u bë në zonën e mbërritjeve të Terminalit 3 të aeroportit të Fiumicino. Pasagjerët fshijnë me një letër një pjesë të trupit të tyre e cila më pas vendoset në një enë ku qentë e nuhasin dhe sinjalizojnë nëse ka shenja të koronavirusit.