Ndër pronarët e ekipeve të futbollit të Serie A, më i pasuri është Rocco Commisso, presidenti italo-amerikan i Fiorentinës i cili, sipas “Bloomberg Billionaire Index” ka asete të vlerësuara prej 9.05 miliardë dollarësh, falë veçanërisht kompanisë së telekomunikacionit “Mediacom”, e cila reklamohet në bluzat e klubit vjollcë. Pas tij vjen familja “Zhang”, e cila kontrollon Interin; ndërsa i treti është Silvio Berlusconi, pronar i Monza në Serie B. Edhe njeriu me pasurinë më të madhe në planet, Carlos Slim, është pronar i një ekipi futbolli, Oviedo, i cili luan në ligën e dytë spanjolle.

Presidentët më të pasur të Serie A/Commisso, sipërmarrësi i lindur në Kalabri, është njeriu i 205-të më i pasur në botë. Vitin e kaluar ka fituar gati 2 miliardë dollarë dhe tani pasuritë e tij tejkalojnë 9 miliardë dollarë. Ndër pronarët e pasur të ekipeve të Serie A ndjek Zhang Jindong, i 259-ti në botë, i cili mban paketën e shumicës së Interit, me 7.52 miliardë. Më pas është Silvio Berlusconi, që plotëson podiumin me 7.05 miliardë dollarë (i 278-ti në botë). Mes 500 të parëve, si presidenti më i pasur pozicionohet edhe biznesmeni Dan Friedkin, i cili kohët e fundit bleu Romën. Pas tij vjen familja “Elkann/Agnelli”, e cila kontrollon Juventusin. Në vendin e 478-të është Lino Saputo, babai i Joey, numrit një të Bologna, i cili mburret me një pasuri prej 4.67 miliardë.

Tres años de un sueño de estabilidad en el Real Oviedo – MARCA.com
Presidentët më të pasur të futbollit
Renditja e “Bloomberg” gjithashtu përmban emrat e pronarëve më të pasur të klubeve të futbollit ndonjëherë. Pas meksikanit Slim (pronar i Oviedo), me pasuri prej mbi 45 miliardë dollarë, është francezi Pinault, i cili kryeson një grup që kontrollon Rennes, si dhe një seri markash luksoze (38.1). Në podium, gjithashtu shihet presidenti i Chelsea, Roman Abramovich (15.9), i cili është rreth 1 miliard dollarë përpara Dietrich Mateschitz, njeriu që shpiku “Red Bull” dhe zotëron një numër skuadrash futbolli në të gjithë botën. Ndër dhjetë të parët e presidentëve, me pasuritë më të mëdha, renditet edhe ai i Monaco, Rybolovlev (i 183-ti), me 9.82 miliardë dollarë, pastaj vjen Stan Kroenke i Arsenalit (i 228-ti), me 8.4 miliardë euro.