Sot në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar festohet Dita Kombëtare e Përqafimit, e festuar në 21 Janar të çdo viti dhe inkurajon njerëzit të demonstrojnë dashurinë e tyre ndaj miqve dhe familjes me një përqafim. Dita u festua për të parën herë nga Kevan Zeborney në 1986. Por këtë vit për shkak të pandemisë tradita është prishur.

Në muajt e fundit, disa spitale dhe shtëpi kujdesi kanë instaluar disa mekanizma përqafimi të cilët mund të lejojnë personat të përqafojnë njëri-tjetrit pa rrezikun e infektimit nga COVID-19. Duke synuar rikthimin e një pjesë që të gjithë e kemi mesë të nevojshme.

Ndërkohë që është bërë virale video e një katër vjeçari nga Irlanda i cili u kërkon të gjithë njerëzve që në ditën e përqafimit të përçojnë përqafimi virtuale. Miliona prej nesh kanë jetuar me kufizime të shumta dhe urdhra për të ruajtur distancën njëri-tjetri dhe kjo shkakton probleme për festimet vjetore të përqafimit. Edhe psikologët e shumtë shprehen se mungesa e tyre mund të shkaktojë vështirësi.

Fjala “përqafim” besohet të vijë nga fjala “hugga” që do të thotë “për të ngushëlluar” në gjuhën e vjetër norvegjeze dhe u shfaq për herë të parë rreth 450 vjet më parë.