Ish-skauti i Interit, Adelio Moro ka zbuluar se si Interi arriti të nënshkruante me Lautaro Martinezin falë Juventusit. Argjentinasi u bashkua me “Nerazzurët” për 25 milionë euro në verën e vitit 2018 nga Racing Club. “Ishte janari i vitit 2017 dhe Kampionati Amerikan i Jugut U-20 ishte gati të fillonte,” tha Moro për Tuttosport.

“Ausilio thirri të gjithë skautët dhe tha se tashmë ishtë tepër vonë për të dërguar dikë në Ekuador, por unë dua që të ndjekim çdo lojë të turneut. Juventusi ka nënshkruar [Rodrigo] Bentancur dhe Rogerio, ne duhet të gjejmë një futbollist të ri i cili është gjithashtu i gatshëm”. “Kishte shumë futbollistë interesantë. Lyanco, i cili përfundimisht u bashkua me Torinon dhe Richarlison, i cili do të transferohej në Everton. Kur vëzhguam Argjentinën, menjëherë vumë re Lautaro Martinezin” – vazhdoi Moro.

Ai ishte 19 vjeç dhe kishte kontratë me Racing Club. Juventus dhe Atletico Madrid donin të nënshkruanin me të gjithashtu. “Ne i thamë Ausilios se Lautaro ka kaq shumë hapësirë ​​për përmirësim, ne duhet ta nënshkruajmë atë menjëherë dhe kështu ia doli të nënshkruante për ne” – përfundoi Moro. Që nga ardhja e tij në Inter, Lautaro Martinez ka 29 gola në 80 paraqitjet e tij.