Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku kanë inspektuar sot kantierin e spitalit të Fierit. Pas premtimit të presidentit turk, Erdogan, për ndërtimin e veprës në fjalë deri në Prill, Rama shkruan sot:

“Hapet kantieri i Spitalit Rajonal në Fier, ku do të punohet me tre turne dhe do të angazhohen në procesin e ndërtimit brenda 3 muajsh 1200 forca pune”. Pak kohë më parë qeveria e konsideroi ndërtimin e Spitalit të ri në Fier si çështje urgjente, pasi me një akt normativ, ka shpronësuar pronarët e tokës ku është planifikuar të ndërtohet godina në fjalë.