Përderisa ditët po kalojnë, thashethemet për transferet e mundshme të Lazios po intensifikohen. Tani, mediumi i madh italian, Calciomercato raporton se Lazio është i interesuar për ta transferuar Shkodran Mustafin. Kampioni i Botës me Gjermaninë nuk po gjen hapësirë te Arsenali, kurse kontrata e tij skadon në qershorin e këtij viti.

Këtë sezon, Mustafi ka bërë vetëm nëntë paraqitje për “Topçinjtë”, tri në Premierligë, pesë në Evropa Ligë dhe një në Carabao Cup. Serie A nuk është terren i panjohur për futbollistin me prejardhje shqiptare. Mustafi kishte luajtur për dy vite te Sampdoria, teksa kishte bërë 51 paraqitje.