Ikjet masive nga LSI po shqetësojnë së tepërmi eksponentët e kësaj force politike.

Largimi më i fundit i deputetes së Qarkut të Gjirokastrës Ediola Braha nga LSI ka sjellë reagimin e Vangjel Tavos, ish-deputetin e LSI në Gjirokastër që e ka pasur Adiolën bashkëpuntoren e tij për rrethin e Tepelenës, duke lënë të kuptojë se Adiola ka dy vjet që ka ikur tek PS, por sot është bërë publike.

Pas tij reagoi Bledi Çuçi kryesuesi i listës së Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës.

“I dashur Vangjel, e shoh që të paska dhëmbur kalimi i Ediolës tek PS përderisa reagove vetëm për atë dhe nuk të bëri përshtypje kalimi këtë të shtunë i të gjithë strukturës së LSI të Lunxhërisë tek PS….. por e kuptoj pse. Gjithsesi, nuk është faji im që u katandis në këtë derexhe lista e LSI në 2017; Ediola te PS dhe ti tek PD, Miqësisht!”, shkruan Bledi Çuçi.