Për opozitën është megaskandali i radhës, i ngjashëm me atë të 1.400 kontenierëve me armë kimike të depozituara në Shqipëri që u provua vite më parë si një prej “fake neës” më të pabesueshëm të “qytetarit dixhital”.

Për Prokurorinë Italiane, megaskandali në fakt… nuk është asgjë.

I marrim gjërat me radhë.

Skandali numër një. Në vitin 2017, eurodeputeti i arrestuar si pjestar i organizatës mafioze Ndraghetta, Lorenzo Casa, i thotë përfaqësuesit të partisë së tij (UDC), Francesco Talarico, se në Shqipëri me 100 mijë euro mund të korruptosh këdo.

Për opozitën kaq mjafton për të qenë e vërtetë. Pra, nëse nesër del që Casa ka thënë në telefon që Lulzim Basha është një burrë zotëri, ai vërtet është i tillë. Nëse Casa ka thënë që Lulzim Basha është hajvan, përsëri ai qënka i tillë.

Politika e opozitës bazohet mbi një paradigmë të thjeshtë. Casa është Zoti. Po e tha ai, është e vërtetë. Kur kemi të bëjmë me vetëm një opinion të thjeshtë.

Skandali numër dy. Antonio Gallo, i akuzuari kryesor i çështjes “Basso Profilo” ka pasur në Tiranë një dyqan veshjesh në zonën e Bllokut, dyqan që ka xhiruar në vit 4 milionë Lek të reja.

Nuk ka rëndësi shuma që xhironte, por fakti që për opozitën ky fakt mjafton për të provuar lidhjet e qeverisë me krimin. Harrohet të përmendet kryesorja, që Gallo ka ardhur në Shqipëri si një sipërmarrës me shumë aktivitete të tjera në shtetin Italian dhe si i padënuar më parë nga ligji.

Përse shteti shqiptar duhet t’i pengonte një sipërmarrësi të huaj, të padënuar, me një larmi aktivitetesh sipërmarrëse në vendin fqinj që të operonte në Shqipëri?

Skandali numër tre. Në përgjimet e saj, Prokuroria Italiane ka kuptuar se Antonio Gallo krenohej se kishte shumë lidhje kudo. Mediat italiane kanë nxjerrë sot një tjetër fakt, që në Itali ai hiqej si një senator, kur në fakt nuk ishte aspak i tillë. https://www.secondopianoneës.it/calabria/catanzaro/2021/01/22/antonio-gallo-luomo-ombra-di-caridi-e-in-senato-riceveva-sono-il-senatore.html

Fakti si hiqej Gallo, përsëri nuk përbën provë. Janë të shumtë sipërmarrësit që mburren se kanë më shumë lidhje nga sa në të vërtetë kanë, për të lënë përshtypje tek ortakët e tij të biznesit.

Sipas Gallos, në Shqipëri ai mund të hapte fabrikë betoni, mund të ndërtonte tre kulla në Tiranë, mund të bënte shumë gjëra të tjera, por është fakt që e vetmja gjë që bëri ishte një dyqan i thjeshtë rrobash.

Fakt është ama një ngjarje skandaloze e shtetit shqiptar, në vitin 2006, me të njëjtin protagonist të arrestuar tani për lidhjet e tij mafioze, eurodeputeti Lorenco Casa.

Historia nis që në vitin 2001. Casa, atëherë një funksionar shtetëror, provohet nga Prokuroria si marrësi i një zarfi të mbushur me para për të favorizuar një tender rruge në krahinën e Bazilicatës, për llogari të kompanisë së quajtur ANAS s.p.a.

Këtë fakt e ka publikuar një ndër të përditshmet italiane me qarkullimin më të madh në treg, “Il Fatto Quotidiano”. https://www.ilfattoquotidiano.it/2014/03/28/cesa-il-lato-oscuro-delludc-soldi-e-societa-tutti-i-casini-del-segretario/929178/

Pesë vjet më vonë, në shkurt të vitit 2006, në kohën kur Kryeministër është Berisha dhe Ministër Transporti është Basha, ANAS vjen në Shqipëri, e rekomanduar nga Lorenco Casa.

Ajo që Berisha i premton ANAS-it është e pabesueshme. Disa nga akset kryesore të vendit, Portin e Durrësit, Korridorin e 8-të, Durrës-Tiranë-Shkup-Elbasan-Pogradec-Sofie.

Transkripti i këtij takimi të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë:

24 shkurt 2006

“Sot, ANAS nënshkroi një program bashkëpunimi me Autoritetin e Rrugëve të Republikës së Shqipërisë. Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua në Tiranë nga CEO i ANAS, Giovan Battista Papello dhe Drejtori i ARSH-së, Lejla Saraçi, në prezencën e Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Komunikimeve (nuk thuhet në tekst, por është Lulzim Basha)”.
https://www.stradeanas.it/it/strade-anas-spa-e-general-roads-directorate-dell%E2%80%99albania-firmano-tirana-un-programma-di-cooperazione

Po kush është Giovan Battista Papello, drejtori i rekomanduar i mbërritur në Shqipëri?

Ish-drejtori i ANAS është tashmë në burg, i dënuar me vendim të prerë nga drejtësia italiane për korrupsion dhe shpallje falimenti të rremë. Edhe ai i përfolur për lidhjet e tij mafioze. https://www.mn24.it/banca-rotta-fraudolenta-e-corruzione-in-carcere-ex-consigliere-anas/

Mjafton një kërkim i thjeshtë në motorët e kërkimit me emrin ANAS dhe mafia për të lexuar me dhjetëra raste kur kompania është përfolur për lidhje mafioze apo kur drejtues të saj kanë shkuar në burg për shkak të qënies pjestarë apo përfitues nga kontakte me Ndraghettan, mafian kalabreze apo Cosa Nostran, mafian e famshme siçiliane.

Midis të tjerave, lajme për lidhjet e ANAS me mafian janë https://www.reggiotoday.it/cronaca/ndrangheta-ëaterfront-indagati-funzionario-anas-dipendenti-comunali.html

Si dhe: https://www.seizethetime.it/mafia-e-lavoro-nei-cantieri-veneti/

Përfundimisht, ndërsa sot opozita fajëson pa prova qeverinë si e lidhur me krimin, qeveria e djeshme i priste në zyrë dhe u jepte kontrata të majme përfaqësuesve të Ndraghettas.

Personat dhe subjektet kyç në këtë aferë janë pesë.

1. Lorenzo Casa. Eurodeputet. i arrestuar për lidhje mafioze, i dënuar për korrupsion për favorizimin e ANAS në një tender.

2. Giovan Battista Papello. CEO i ANAS. i dënuar për korrupsion dhe mashtrim financiar. i përfolur për lidhje mafioze. i pritur me nderimet më të mëdha në zyrën e Berishës në vitin 2006.

3. ANAS. Kompania e provuar për korrupsion dhe lidhje mafioze, të cilës iu dhanë korridoret kryesore të rrugëve në Shqipëri.

4. Sali Berisha. Ish-Kryeministri që priti me të gjithë nderimet Papellon në zyrën e tij në 24 shkurt 2006.

5. Lulzim Basha. Asokohe Ministër Transporti, i pranishëm në takim dhe i gatshëm të lehtësonte depërtimin e ANAS në çdo aks të rëndësishëm të vendit, përfshirë edhe Portin e Durrësit.