Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë shumë kuriozë të dinë sa më shumë rreth saj. Por ka patur edhe nga ato pyetjet ngacmuese, që fansat asnjëherë nuk ngurrojnë që t’i bëjnë. “Trurin kur shkon në emision, e ke tëndin apo e merr borxh”, e pyet dikush.

“Zakonisht, zakonisht mbledh të gjithë njerëzit e mençur që kam rreth e rrotull, i mashtroj dhe pastaj ua marr trurin borxh… Po shhhh është sekret”, i përgjigjet Sindi, e cila i ka marrë pyetjet me shumë sportivitet. Ndërsa një ndjekës është kurioz që të dijë nëse ka bërë operacione plastike prandaj i shkruan: “A ke bërë operacione plastike. Nuk ka gjë edhe pse ke bërë, sepse kur njeriu hyn në famë ndryshon”.“Jo nuk kam… Për mendimin tim nuk ka asgjë nëse bën operacione plastike estetike, por duhet ta dish që në nëse do kisha bërë, me shumë mundësi do të kisha marrë 2 javë të paktën leje nga produksionit mos të isha pjesë e show-t, pasi do kohë ta marrësh veten”, i përgjigjet Sindi.