Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore pritet edhe reshje të izoluara dëbore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -7°C në 00°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 07°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 09°C. Era do të fryjë në drejtim Verior ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë