Dhurata Dora ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë me Poem Blu, edhe pse ajo është ende shumë e vogël. Mami Sara na ka treguar më herët se Poem është afeksionuar aq shumë me Dhuratën, sa e zë gjumi menjëherë kur ajo i këndon një këngë. Ajo postoi disa kohë më parë në rrjete sociale një foto, në të cilën Poem shihej duke fjetur dhe përkrah shkroi: “Poem Blu fle më mirë kur Dhurata Dora këndon për të”.

Ndërkohë sot ka qenë Dhurata ajo që ka publikuar një nga videot më të bukura që kemi parë deri më tani me Poemën. Këngëtarja ka postuar në Instagram një video, ku shihet duke mbajtur në dorë vogëlushen e Ledrit e Sarës dhe duke luajtur me të. Siç duket e vogla e ka shijuar shumë këtë moment përkëdhelie, teksa shfaqet duke qeshur me Dhuratën. Këngëtarja nuk ka mundur ta mbajë vetëm për vete këtë çast kaq të bukur dhe menjëherë e ka ndarë me ndjekësit, duke treguar se është kënaqur shumë.

Kujtojmë se Poem Blu lindi në muajin dhjetor dhe që prej asaj kohe jeta e Sarës dhe Ledrit ka ndryshuar totalisht. E vogla lindi në Gjermani, ku po jeton aktualisht reperi, e për këtë arsye ajo nuk është takuar ende me gjyshin dhe gjyshen në Kosovë. Ledri dhe Sara kanë treguar se nuk besojnë fare në besëtytni, pasi që nga momenti i lindjes së Poem Blu ata kanë publikuar foto e video të ndryshme të saj pa ja fshehur portretin. Madje çifti i hapën edhe një profil në Instagram të voglës, ku deri më tani numëron 39 mijë ndjekës.