Dy ditë pas trazirave në Shtetet e Bashkuara, ku protestuesit pushtuan Kongresin amerikan, ka nisur shitja në internet e sendeve që u vodhën gjatë përplasjes me policinë.

Në disa foto të publikuara në internet ditën e sulmit në Kongresin amerikan, shihej dhe një burrë me një podium në krah duke e nxjerr nga godina. Më vonë u mësua se podiumi i vjedhur ishte i Nensy Pelosit. Tashmë objekti ka nisur të shihet të internet, ku ka kapur një vlerë 14,980 $ në eBay.

Në përshkrimin e produktit që është hedhur në treg, qytetari shkruan se është përdorur së fundmi nga Nensy Pelosi, si një detaj për t’i rritur vlerën.

Me të vërtetë dëshironi të blini podiumin e Kapitol, pasi ai ka kuptim historik të veçantë, ju lutem më kontaktoni, shkruan më tej qytetari.

Ende hajduti i podiumi nuk është identifikuar zyrtarisht nga autoritetet, por fotoja e tij është shpërndarë pasivisht në mediat sociale.