Partnerja e futbollistit të famshëm botëror, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 27-të. Me këtë rast ajo ka marrë urimet më të përzemërta nga njerëzit e saj më të dashur. Ndërkohë, një dedikim i veçantë nuk mungoi as nga njeriu i jetës së saj, i cili publikoi një fotografi mjaft të veçantë të çiftit në Instagram. Në këtë imazh, Georgina shfaqet nën shtrëngimin e fortë të dashurisë nën krahët e futbollistit portugez.

“Urime për dashurinë e jetës sime”, kanë qenë fjalët e Cristiano Ronaldos në mbishkrimin e fotografisë. Sigurisht që komentet e urimet e shumta nuk kanë munguar për Georginën në atë që njihet si llogaria më e ndjekur e Instagramit në botë, e cila është faqja e portugezit. Cristiano dhe Georgina mbeten ndër çiftet më të diskutuar në arenën ndërkombëtare.