Kur po bëhet gati një vit që COVID ka hyrë në vendin tonë dhe vendi është përfshirë në një krizë ekonomike, në sondazhin e Report Tv dhe Institutit prestigjioz italian Piepoli, 43% e shqiptarëve mendojnë se është menaxhuar më së miri.

Ndërkaq 39% mendojnë se nuk është menaxhuar mirë kriza. Siç vihet re dhe nga rezultatet ka një diferencë të vogël mes qytetarëve që mendojnë se është menaxhuar mirë kundrejt atyre që mendojnë se nuk është menaxhuar mirë kriza.