Chelsea e ka realizuar një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 18-të në kampionatin anglez të futbollit duke e mposhtur Fulhamin me rezultat minimal 0-1. Fulhami e luajti të gjithë pjesën e dytë me një lojtarë më pak në fushë për shkak se në minutën e 44’ nga loja u përjashtua Robinson.

Por, përkundër se kishte epërsi numerike në fushë, skuadra e Frank Lampard e realizoi vetëm një gol dhe ai erdhi në minutën e 78’ kur realizoi Maison Mount. Pas 18 ndeshjeve, “Blutë” e Londrës kanë mbledhur 29 pikë dhe renditen në vendin e shtatë në tabelë.