Të gjithë viruset pësojnë mutacion në mënyrë që të përshtaten me mjedisin e tyre. Shkencëtarët kanë identifikuar disa mutacione në SARS-CoV-2 që kur u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019.Shumica e mutacioneve nuk ndryshuan as infektivitetin dhe as transmetueshmërinë e virusit.

Sidoqoftë, një variant i tij, B117, i cili ndoshta u shfaq në jug-lindje të Anglisë shtatorin e kaluar, sipas Imperial College London, tani është identifikuar në 37 vende të botës. Një variant tjetër, 501.V2, u zbulua në Afrikën e Jugut në tetor dhe që atëherë është përhapur në shumë vende.Disa studime të fundit kanë arritur në përfundimin se varianti britanik i SARS-CoV-2 ka të ngjarë të jetë shumë më ngjitës sesa llojet e tjera.

Paneli NERVTAG, i cili këshillon qeverinë britanike për kontrollin e sëmundjes, vlerëson se mutacioni i ri është 50-70% më ngjitës. Adam Koutsaski, një epidemiolog në LSHTM( London School of Hygiene & Tropical Medicine), tha se një virus s është 50% më ngjitës përbën një “rrezik shumë më të madh” sesa një që është 50% më vdekjeprurës.

A do të kenë të njëjtin efekt vaksinat? Vaksinat e zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna bëjnë që trupi të prodhojë proteinën spike. ECDC tha se ishte ende herët për të kuptuar nëse mutacionet do të ndikonin në efektivitetin e vaksinave. “Ekspertët besojnë se vaksinat aktuale do të jenë efektive kundër mutacioneve të reja të virusit,” tha Henry Woke i Qendrave Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve.

Sidoqoftë, François Baloux, një profesor i biologjisë dhe drejtor i Institutit të Gjenetikës të Kolegjit Universitar të Londrës, tha se mutacioni i proteinave spike në Afrikën e Jugut “ndihmon virusin të anashkalojë mbrojtjen imune të siguruar nga një infeksion i mëparshëm”. Zhvilluesi gjerman i vaksinave BioNTech tha se ai mund të zhvillojë një vaksinë të re që do të funksionojë për variantin e ri të koronavirusit brenda gjashtë javësh nëse do të jetë e nevojshme.