Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur në “Twitter” se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit. Gates ka theksuar se ndihet për mrekulli duke falënderuar të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në hulumtime, ekipin rregullator dhe punonjësit shëndetësorë “që e kanë sjellë deri te ky moment”.

“Një nga përparësitë e të qenit 65-vjeç është që i përmbush kushtet për vaksinën kundër COVID-19”, ka shkruar Gates përbri fotografisë ku shihet duke u vaksinuar. Megjithatë ai nuk ka zbuluar se cilën vaksinë kundër COVID-19 e ka marrë.