Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e BE-së në Shqipëri Luigi Soreca.

Ministri Çuçi, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook shkruan se në takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në çështje të interesit të përbashkët që lidhen me rendin, sigurinë, migracionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe ndihmën në kuadër të programit IPA III.

Ai shtoi se biseduan gjithashtu për punën përgatitore të zgjedhjeve të 25 prillit dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme në këtë proces. “Bashkimi Europian mbetet një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe anëtarësimin e plotë në union”, shkruan në fund Çuçi.

Prita sot në një takim Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, z.Luigi Soreca. Diskutuam për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë…

Posted by Bledi Çuçi on E enjte, 14 Janar 2021