Si në çdo rast edhe kësaj radhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u kujtua vonë të interesohet për qytetarët në zonat ku reshjet e shiut prej më shumë se një jave bien papushim duke sjellë mjaft probleme. Gjatë një vizite që kreu sot në Shkodër Basha, teksa tentoi të tregonte para kamerave të stafit të tij se qeveria ka braktisur qytetarët, doli sërish blof me përgjigjet që mori.

Në videon e publikuar nga kryeministri Rama, shfaqet Lulzim Basha i cili pyet shkodranët se energjia elektrike mungon ende? Mirëpo kjo pyetje nxjerr blof kreu e PD-së pasi përgjigja që merr është: Energji elektrike kemi.

Si për të mos mjaftuar kjo, Basha pyet dhe konstaton në të njëjtën kohë se mjetet e ushtrisë nuk kanë mbërritur në kohë për tu ardhur në ndihmë të qytetarëve, mirëpo sërish del blof teksa merr përgjigjen: mjetet e ushtrisë kanë ardhur që prej ditës së parë dhe janë në gadishmëri të plotë. (Lexo.al)