Arrihet marrëveshja mes Greqisë dhe Serbisë. Nga data 1 maj dhe deri në 1 tetor 2021 shtetasit serbë në Greqi me vërtetim vaksinimi. Qeveria greke dhe ajo Serbe kanë rënë dakord për hapjen e kufijve për lëvizjen e qytetarëve të vendeve respektive. Sipas ministrisë greke të turizmit dakordësia është vendosur prej ministrit Grek të turizmit Haris Theoharis dhe homologes së tij Serbe Tatiana Matiç. Sipas kësaj marrëveshje shtetasit grekë dhe ata serbë do mund të lëvizin lirshëm në kufijtë respektivë vetëm nëse do të kenë me vete vërtetim se janë vaksinuar me vaksinën covid 19,në të kundërt,do të duhet të kenë test negativ pcr dhe të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë.

Certifikata do të lëshohet prej autoriteteve shëndetësore të dy vendeve dhe duket se do të sjellë përfitime për të dy palët gjatë sezonit turistik. Sipas ministrisë greke të turizmit Greqia është e gatshme të bëjë marrëveshje të ngjashme edhe me vendet e tjera të rajonit dhe ato të treta prej nga ku çdo vit vijnë qindra mijëra turistë për të kaluar pushimet. Më herët ka qenë kryeministri grek Mitsotakis i cili ka kërkuar prej vendeve të Bashkimit Europian,vendosjen e një certifikate vaksinimi,e cila do t’ju lejojë qytetarëve nga vendet europianë ose ato të treta,të lëvizin lirisht,pa qenë nevoja të paguajnë teste pcr ose rapid test,dhe pa qenë nevoja e karantimit për disa ditë.