Mbrojtësi i Bayern Munchen, David Alaba, do të dalë si futbollist i lirë në merkaton e verës. Austriaku nuk ka pranuar ofertën e klubit për rinovimin e kontratës, pasi palët janë larg me pretendimet e tyre.

Real Madridi, Chelsea, Juventus dhe PSG po monitorojnë situatën e tij. U mendua se Pep Guardiola dhe Manchester City do të përpiqeshin që ta bindnin, por nuk do të ndodhë kështu.

Mediet angleze bëjnë me dije se tekniku spanjoll nuk e do në skuadër David Alaban. Ai nuk do të përfshihet në garë për lojtarin me shumë eksperiencë. Guardiola shpreson të bindë Garcian të firmosë