Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Librazhd, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në Labinot Fushë rreth orës 08:45. Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe dy autovetura dhe si pasojë e përplasjes mes tyre kanë pësuar dëmtime të rënda.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti i trefishtë ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të njërës prej autoveturave.

Përkohësisht është bllokuar qarkullimi, ndërsa policia ka dokumentuar provat në vendin e ngjarjes për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që sollën këtë aksident. Fatmirësisht gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën.