Kategoria Superiore do luaj këtë fundjavë javën e 14-të. Fill pas pesë dueleve të javës, Tirana dhe Partizani do e kenë mendjen te derbi mes tyre.

Dueli i kryeqytetit edhe njëherë do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Të enjten e 21 janarit 2021, të kuqtë janë pritës në Elbasan.

Ndeshja është spostuar nga kryeqyteti për disa arsye, më kryesorja gjendja e fushës së “Air Albania”.

E programuar për me drita dhe në orën 18:00, “Selman Stërmasi” nuk e ofronte këtë mundësi për shkak të problemeve me kullën e ndriçimit.

Vaksinimi anti-Covid që do nisë sot në “Air Albania”, është një tjetër arsye.

Partizani dhe Tirana do përballen për të dytën herë këtë sezon, të enjten e 21 janarit në “Elbasan Arena”.