Barcelona është klubi më i pasur në botë për vitin 2021, para Real Madridit, Bayern Munich dhe Manchester Unitedit, sipas Detoitte. Pandemia e koronavirusit ka pasur ndikim tejet të madh në botën e futbollit, në aspektin sportiv dhe në atë financiar, por prapëseprapë klubet e mëdha vazhdojnë të jenë shumë të pasura.

Por sipas studimit vjetor të Detoitte, gjigantët e sportit të futbollit kanë përjetuar humbje shumë të mëdha financiare. Megjithatë, përkundër krizës së madhe financiare, Barcelona vazhdon të jetë klubi që gjeneron më së shumti të hyra, pasi vetëm në vitin e fundit i fitoi 715 milionë euro.