Komiteti i Ekspertëve thotë se rastet me Covid janë të larta. Sipas Eugena Tominit, Tirana kryeson me numrin më të lartë të infeksioneve e pasuar nga Gjirokastra dhe Lezha.

“Incidenca dy javore e rasteve të konfirmuara vijon të jetë e lartë. Vetëm javën e fundit është vënë re një ulje rasteve Duhet të theksohet që qarku që mban peshën më të madhe është Tirana e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha. Vazhdon të jetë i lartë niveli i riskut.

Po përvijon ky lloj intensiteti edhe për vetë faktin e masave që duken të thjeshta në dukje. Java e fundit ka treguar një ndikim të masave shtrënguese. Kjo po përvijohet të vlerësojë situatën në vijim”, tha Tomini. Kemi marrë vendimin tha Tomini që të vijojnë të njëjtat masa, ndalimi i ceremonive festive, mbledhjeve të partive. Nga ora 22:00 deri në orën 06:00.