Duke nisur nga ora 21:00 e natës së mbrëmshme deri të hënën në 05:00 të mëngjesit Turqia është në Izolim total, në përpjekje për të vënën nën kontroll valën e re të COVID-19. Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan njoftoi të hënën kufizimet e reja, duke përfshirë një shtetrrethim natën gjatë javës dhe një shtetrrethim të plotë në fundjavë. Disa sektorë do të përjashtohen nga kufizimet, si prodhimi, furnizimi, shëndetësia dhe bujqësia.

Supermarkete, dyqane ushqimore, kasapë dhe dyqane frutash do të funksionojnë midis orës 10 dhe 5 pasdite edhe gjatë fundjavës. Ndërkohë, restorantet do të ofrojnë shërbimin take away vetëm nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 8 pasdite. Njoftimi erdhi pas një rritje të theksuar të numrit të rasteve me Covid-19. Të Premten, Turqia raportoi 32,736 infeksione të reja COVID-19 dhe 193 viktima më shumë gjatë 24 orëve të fundit.