Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar tërheqjen e trupave nga Somalia. Media të ndryshme raportojnë se vendimi vjen në kuadër të akteve të ngjashme nga rajone të tjera të botës si Irak dhe Afganistan. Aktualisht ShBA ka dislokuar 700 trupa në Somali që kanë si mision goditjen e grupimeve si al-Qaeda që qëndron pas rebelimit të al Shabaab. SHBA do të ruajë kapacitetin për të drejtuar operacione kundërterrorizmi dhe te mbledhë informacione paraprake qe kanë te bëjnë me kërcënime në territorin amerikan është shprehur përmes një deklarate pa autor Pentagoni.

Trupat amerikane janë përqendruar në kryeqytetin Mogadishu dhe rajonin e Shabelles. Situata për vendin afrikan paraqitet problematike pasi pas pak kohësh zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Trupat amerikane kanë ndihmuar në stabilizimin e Somalisë që është në kushtet e luftës civile që nga vitet ’90.