Belgjika njoftoi sot se të gjithë udhëtarët pa leje qëndrimi, të cilët hyjnë në vend, do të duhet të paraqesin një provë testi negativ të COVID-19. “Personat që udhëtojnë në Belgjikë, që nga 25 dhjetori do të duhet të paraqesin një test negativ COVID-19”, njoftoi qeveria në një deklaratë.

“Vendimi është marrë për të parandaluar një valë të re infektimesh pas periudhës së festës së Krishtlindjes”, shtoi ajo. Sipas deklaratës, ata që vijnë nga vende të caktuara si zona të kuqe dhe nuk paraqesin një rezultat negativ testi nuk do të pranohen në vend. Pothuajse i gjithë Bashkimi Europian përcaktohet si një zonë e kuqe me rre zik të lartë në hartën e r rezi kut të Bllokut.