Sukseset për Dua Lipën nuk kanë të ndalur. Vetëm pak orë pasi është shpërlbyer me dy çmime shumë të rëndësishme në LOS40 Music Awards 2020, Dua ka arritur të marrë edhe një tjetër çmim me rëndësi nga një ngjarje e rëndësishme. Bëhet fjalë për eventin më të madh muzikor të ndarjes së çmimeve në FRancë, NRJ Music Awards, ku të nominuar sivjet kanë qenë tre shqiptarë (Dua, Ava Max dhe Regard). Lipa është triumfuese në kategorinë “Artistja më e mirë ndërkombëtare”, duke lënë prapa emrat e njohur: Ava Max, Billie Eilish, Lady Gaga, Miley Cyrus, Sia dhe Tones & I.

E entuziazmuar për çmimin që mori, Dua publikoi disa fotografi nga performanca e saj virtuale që kishte dhuruar për NRJ Music Awards 2020, teksa falënderoi eventin francez për çmimin.