Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një urim për të gjithë të rinjtë me rastin e 8 dhjetorit ditës së Rinisë. Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’ një foto të rinisë së tij e përkrah saj shkruan se 30 vite janë shumë në rrugën e një njeriu që ka kaluar nga një diktaturë ekstreme në një demokraci funksionale. Ndër të tjera ai shkruan se ka qënë privilegj të ishte pjesë aktive e përpjekjeve të të rinjve.

’30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale. Bëhen plot 30 VJET sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës. Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite’- shkruan Rama.