Këngëtarja Soni Malaj ka folur për herë të parë tek rubrika “Tani mund të këndosh” për divorcin me ish-bashkëshortin e saj Mirko me të cilin ka një vajzë të quajtur Ana. Ai është nënshtetas italian dhe shpesh herë nëpër media u përfol se u martua me tëpër të marrë pasaportë italiane. Soni Malaj e ka mohuar një gjë të tillë dhe ka treguar pse është ndarë.

Ardit Gjebrea: Çfarë pasaporte ka Ana vajza jote? Soni Malaj: Ka pasaporte shqiptare dhe italiane. Ardit Gjebrea: Ti ke pasaportë italiane? Soni Malaj: Jo. Ardit Gjebra: Mund ta kishe? Soni Malaj: Absolutisht po, duke qenë e martuar me shtetas italian dhe që kam jetuar në Itali, po gjëja e parë që duhej të ishte, por që nuk u bë.

Ardit Gjebrea: Kur ti u martove me Mirkon dikur filluan të flisnin që Soni e bëri këtë martesë përveç të tjerave që të kishte dhe një pasaportë italiane. Soni Malaj: E di e kam dëgjuar, por që në fakt unë as letrat nuk i kam bërë, pasaportën nuk e kam dhe kjo lehtësisht mund të vërtetohet. Ardit Gjebrea: Sa vite ke jetuar në Itali? Soni Malaj: Unë kam jetuar 1 vit e gjysmë në Spanjë dhe një vit e gjysmë në Itali. Ardit Gjebrea: Divorci pse u bë? Soni Malaj: Njerëzit ndonjëherë kanë shumë ideale patriotike ndoshta që tani të thëna mund të më duken dhe patetike dhe njerëzit nuk do e kuptonin dot. Nuk ka qenë as çështje tradhtie, por janë disa gjëra të tjera që thellë thellë janë më të mëdha. Ardit Gjebrea: Kur thua ideale, cili mund të jetë ideali i një njeriu, vendi, liria? Soni Malaj: Liria. Ardit Gjebrea: Ne nuk kemi folur kurrë në fakt, as bashkë për këtë gjë kështu që kureshtar isha. Si është raporti i Anës me babin e vetë? Soni Malaj: I shkëlqyer, Mirko është një baba ekselent, shumë i përkushtuar.

Ardit Gjebrea: Po raporti juaj si është sot? Soni Malaj: Është korrekt. Ardit Gjebrea: Komunioni për hir të vajzës apo edhe për hir të një marrëdhënie që keni patur një moment në jetën tuaj? Soni Malaj: Ka ndodhur për vajzën, por po përpiqemi të krijojmë një marrëdhënie sa më korrekte me njëri-tjetrin duke qenë se gjithmonë dashje pa dashje do jemi pjesë e njëri-tjetrit për shkak të Anës.