Pak ditë më parë, Grida Duma pati një debat të fortë me Frrok Çupin në një emision, ku ky i fundit, në nerva e sipër tha diçka për jetën personale të Dumës. Aq u desh, që një lukuni “intelektualësh” pranë PD, si Besnik Mustafaj, Agron Gjekmarkaj, Flutura Açka etj, iu vërsulën Frrokut, madje ishin gati edhe ta rri hnin fizikisht. Një ditë më parë ndërkohë, drejtuesi i protestave të PD, Arkimed Lushaj, ka sulmuar me fjalët më të nd yra një vajzë të re, moderatore në TV, pse ka kritikuar dh unën në protest. I ka thënë ku rvë e gjithë pisllëqet e mundshme.

Tani këta “intelektualët” e PD që u tërbuan për Grida Dumën, e kanë qepur gojën. Për ta, kur ofendohet një personazh si Grida Duma, e cila i ka publike historitë e saj me anë të cilat ka përfituar për të hyrë në politikë e bërë karrierë, që nga historia e mash trimit me një biznesmen ndërtimi, tek një bankier, e deri tek lidhja me një ish-kolegun e vet, me të cilin shkëmbente SMS er oti ke në sallën e Kuvendit, është ska ndal.

Ndërsa kur sulmohet me fjalë rruge një vajzë e re, thjesht se mendon ndryshe, nuk ka problem, se ai që e ka sulmuar është i partisë së tyre. Të paktën tani, kur t’i përmendin Gridës prapë ndonjë histori të saj, mirë do të bënin të mos na bënin moralistin, se veç moral që nuk kanë.