Ditën e djeshme ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj publikoi një foto në Instastory që ngjalli shumë debat në rrjet. Shqipja pretendonte se në foto ishte Andi dhe Tea. Mirëpo shumë shpejt portalet zbuluan se vajza në foto nuk ishte Tea, por ish e dashura e Andit, e cila jeton në Gjermani. Megjithatë Shqipja është e sigurt se në foto është Tea dhe ka bërë një tjetër postim ku krahason veshin e vajzës në foto dhe veshin e Teas.

“Po jua them dhe një fjalë te veshi. Natën”, shkruan Shqipja. Pas publikimit të kësaj fotoje, mbrëmë reagoi edhe autorja e emisionit Olsa Muhameti, e cila i bëri thirrje që ndjekësve të “Përputhen”, të mos ala rmohen, teksa kishte dhe dy fjalë për Shqipen: “Çfarë bëjnë njerëzit për vëmendje!”.

“Qetësohuni! Qetësohuni! Thjesht fals ala rm. Nesër kemi një super show, super takim, nuk do e prish për fals alar mi. Të hënën do i sqarojmë të gjitha, se çfarë ka ndodhur, kush është e vërteta. Dhe një gjë mendoj me vete: Çfarë bëjnë njerëzit për vëmendje! Programi djeshëm ka shkuar prapë 1 milion (shkel syrin) Ciao”, shprehet Olsa.