Shkolla nëntëvjeçare “Dan Bajrami” në Gjorem, Kurbin, është tashmë drejt përfundimit dhe do të presë shumë shpejt në mënyrë dinjitoze 400 nxënës dhe mësuesit e saj. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo shkollë e rindërtuar me kushte optimale dhe e pakrahasueshme me atë që sh kat ërr oi tërmeti. “Nga 3D në realitet, puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shk atë rro i tërmeti. Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, tha Rama.

Shkolla e re ka një sipërfaqe trualli mbi 8 mijë m2 dhe 3200 m2 ndërtim. Ajo ka 15 klasa, palestër, 4 laboratore dhe është e pajisur me ashensorë për fëmijët me aftësi të kufizuara. Shkolla ka 2 terrene sportive të jashtme dhe palestrën. Në një pjesë të godinës do të jetë kopshti, ku akomodohen rreth 80 fëmijë. Ajo do të shërbejë si qendër komunitare për 4 mijë banorët e kësaj zone.