Hulumtuesit turq të Qendrës Kombëtare për Kërkimin e Nanoteknologjisë (UNAM) pranë Universitetit Bilkent kanë zhvilluar një sistem të diagnostikimit të bazuar në nanoteknologji, që mundëson diagnostikimin e koronavirusit të ri (COVID-19) për 10 sekonda, me besueshmëri prej 99 përqind dhe pa marrë “asgjë” nga hunda. Produkti turk i teknologjisë së lartë “Diagnovir”, që pritet të jetë i pari në botë, synon të marrë vendin e testeve PCR me origjinë të huaj. Rektori i Universitetit Bilkent, prof. dr. Abdullah Atalar, zhvillimet në lidhje me produktin i vlerësoi për Anadolu Agency (AA).

“Koronavirusi është një grimcë e madhësisë prej 150 nanometra. Hulumtuesit tanë në UNAM me vite u morën me grimca të madhësive nano”, u shpreh ai. Menjëherë pas fillimit të COVID-19, ai theksoi se në Turqi, ka filluar projekti për zhvillimin e një sistemi testimi që jep rezultate të shpejta.

“Projekti u finalizua dhe u zhvillua një sistem që do të mund të marrë vendin e PCR dhe jep rezultate shumë të shpejta, madje për disa sekonda. Nëse është pozitiv menjëherë jep rezultat, nëse është negativ me disa kontrolle vazhdon pak më gjatë”, tha rektori Atalar duke informuar se produkti është plotësisht produkt turk.

Ai duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e testimit të shpejtë të koronavirusit tha se: “Diagnostikimi i një personi se është pozitiv shumë shpejtë dhe vënia e tij në karantinë është shumë e rëndësishme për të parandaluar pandeminë. Teknologjia posedon veçori që mund të përdoret në epidemitë e ngjashme si koronavirusi”.

Sistemi jep rezultate në sekonda dhe në fazën e hershme të sëmundjes.-Kryehulumtuesi i UNAM, mjeku Bülend Ortaç, nga ana e tij tha se punimet e tyre i kanë filluar menjëherë pasi koronavirusi u shfaq për herë të parë në Turqi. Sipas tij, puna që ata kanë bërë për zhvillimin e sistemit diagnostikues dhe pajisjes me shpejtësi që është duke përdorur metoda optike ka zgjatur 7 muaj.

“Marzhi i gabimit i testit PCR është i lartë dhe jep rezultate 2-3 ditë pasi sëmundja fillon. Sistemi ynë jep rezultate në sekonda dhe në fazën e hershme të sëmundjes, shkalla e saktësisë është shumë e lartë me 99 përqind”, tha Ortaç.

Duke deklaruar se teknologjia e lartë që ata kanë zhvilluar është një sistem krejtësisht i ri, Ortaç tha se ata kanë aplikuar për një patentë ndërkombëtare për të drejtën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale. Ai shtoi se produkti pasi t’i marrë lejet dhe miratimet e nevojshme pritet që brenda 2 muajve të jetë i gatshëm për përdorimin e klientëve. Një tjetër hulumtues, Ali Aytaç Seymen, vuri në dukje se sistemi i ri diagnostikues funksionon duke marrë vetëm mostra të pështymës nga goja duke eliminuar marrjen e brisit thellë nga hunda, të cilat mund të shkaktojnë shqetësime për pacientët në teste të tjera.

Ai informoi se në rast se mostra e marrë nga pacienti është pozitiv, rezultati vjen për 5 deri në 10 sekonda ndërsa nëse është negativ duke bërë kontrolle ky proces zgjat deri 20-30 sekonda. “Në krahasim me PCR është shumë më i lirë”

Ndërkohë, Tunç Batum, shefi i Grupit të Zhvillimit të Biznesit dhe Strategjisë i Bilkent Holding tha se sistemi i quajtur “Diagnovir” është zhvilluar si një rezultat i punimit të përbashkët i Bilkent Holding me infrastrukturën e Bilkent UNAM si dhe kompanisë “E-A Technology” që shërben në Zonën e Zhvillimit të Teknologjisë Bilkent CYBERPARK.

“Jemi duke përgatitur infrastrukturën e prodhimit serik. Përparësia jonë për 2 muaj është Turqia, e më pas botës do t’ia ofrojmë këtë teknologji. PCR testet që vijnë në vendin tonë vijnë nga jashtë vendi. Synimi ynë ishte prodhimi i testit vendas dhe zgjidhje me kosto efektive. Është shumë më i lirë në krahasim me PCR-në”, theksoi Batum.