Prej 12 ditësh përmes një derë gjysmë të hapur, orët dhe ditët më kalojnë të mbushura plot fragmente. E ndjeva jetën që nisi të më kthehet, të rifillojë me ndroje një luftë që ndoshta e pati quajtur të humbur”. Kështu e nis rrëfimin e tij, Ardjan Faja, i shtruar në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, ku po merr mjekim më të specializuar për të mposhtur virusin. Ardian Faja prej disa vitesh punon si operator pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ndërsa më herët punonjës edhe në media të tjera vizive. Nga shtrati i spitalit, Faja tregon për ditët e vështira që ka kaluar dhe përkujdesin e mjekëve dhe infermierëve gjatë qëndrimit të tij në spital në luf tën me COVID -19.

“Kjo është pamja ime për rreth 12 ditë këtu në Shefqet Ndroqi. Një pamje që më mban të lidhur me copëza jete, përkushtimi njerëzor, për ti dhuruar gjithkujt atë që i madhi Zot u ka dhuruar dhe veç ai mund tua marrë. Këtë herë i isha shumë pranë, e ndjeja që më vinte rrotull, por nuk isha vetëm. Qark meje vërtiteshin engjëjt. Po qeshni? Ishin vërtet engjëj të kaltër që qëndronin pranë meje, që në asnjë rast nuk bënë kompromisin e kobshëm me vde kjen”, shprehet Faja. Duke vlerësuar punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve, Faja i konsideron si engjëjt e tij mbrojtës.

“Në rolin e një dëshmitari rri i shoh. Shoh lot ( ka shumë lot) shoh shpirtra të lodhur, por të pa dorëzuar.Shoh përkushtimin që aq shumë vlen. Dhe tani dhe unë jam një prej tyre. Kolegë të mi. A e njihni ju engjëllin tim mbrojtës.?. Eldën e pafjalë deri në admirim? Kolegë të mi a njihni ju profesoreshën zemërartë Silvanën që çdo ditë na sheh dhe na jep kurajo e forcë?”, – thekson Faja.

Ai i bën thirrje kolegëve të medieve të shikojnë nga afër punën që po bëjnë infermierët dhe mjekët në spitalet Covid. “Kolegu im, që detyra që ke të le pranë kangjellave të spitaleve dhe në shume raste ta cicëron lajmin që do thuash përse një çast nuk bashkohesh me mua e të vendosesh 12 orë kamerat wirless dhe të shohësh si vërtitet jeta. Vetëm 12 orë dhe të garantoj që materiali yt do flas me zemër, me dhimbje por mbi të gjitha do jetë i vërtetë. Kolegu im bashkohu dhe ti me zërin tim kundër politikës idiote, me nismën time që të ulim sa më shumë maska në rrugë, që çdo politikan para se të nisë rrugëtimin e pafund të llafeve pa vlerë të tregojë sa jetë shpëtoi duke ulur maskat shumëngjyrëshe. Atëherë dhe unë e ti koleg ndoshta do fillojmë ta dëgjojmë ne atë që do thotë”, – nënvizon Faja.

Më tej Faja thotë se “dikush e ka quajtur “Shefqet Ndroqin” spitalin e vde kjes, vetëm që të kishte një argument kundër një pune kolosale që bëhet këtu”. “Jo kurrë. “Shefqet Ndroqi” është spitali i jetës. Dhe e dëshmoj me forcë. Jam rikthyer”, shprehet operatori Ardian Faja.