“Ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë të agjencive për sulmet e sapozbuluara në rrjetin e qeverisë,” i tha një zëdhënës i Agjencisë për Sigurinë dhe Infrastrukturën Kibernetike agjencisë së lajmeve, AFP. Njësive të prekura është duke iu dhënë ndihma teknike për të punuar në identifikimin dhe luftimin e rreziqeve potenciale. Sipas njoftimeve të mediave, hakerë të panjohur kanë su lmuar Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Tregtisë si dhe autoritete të tjera në SHBVA, për shembull autoritetet e telekomunikacionit, NTIA.

Symbolbild Hackerangriff I Cybercrime-Më parë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Ullyot, pati deklaruar: „Qeveria amerikane i ka marrë këto njoftime dhe ne jemi duke ndërmarrë të gjithë hapat e duhura për të identifikuar dhe luftuar problemet e mundshme në lidhje me këtë situatë.” Ministria e Tregtisë i konfirmoi stacionit televiziv CNN, se hakeri ka lënë në një nga zyrat, maskat mbrojtëse.

Fshihet Rusia pas su lmit?-Gazeta “Washington Post” njofton se hakerë që kanë lidhje me shërbimin sekret rus, SWR, janë përgjegjës për sulmin në Ministrinë e Financave si edhe autoritetet e tjera amerikane. Nuk është e qartë, çfarë informacionesh janë marrë. Su lmet kibernetike kanë zgjatur për muaj me radhë. Policia federale, FBI, ka nisur hetimet. Sipas njoftimeve të tyre, hakerë që drejtohen nga një qeveri e huaj, kanë sulmuar për muaj me radhë qarkullimin e emailave të Ministrisë së Financave dhe NTIA-s.

Symbolbild Hackerangriff I Cybercrime- Qeveria ruse i hodhi poshtë akuzat duke përdorur për këtë Facebook-un. Një një postim Ministria e Jashtme ruse deklaroi se akuzat janë një përpjekje tjetër e pabazë e mediave amerikane, që ia venë fajin Rusisë për su lmet kibernetike kundër institucioneve amerikane.

Su lme të reja mbi FireEye-Firma e teknologjisë së informacionit, FireEye, të cilën autoritetet amerikane e thërrasin shpesh kur ndodhin su lme kibernetike, u kthye vetë në viktimë të një sulmi kibernetik. Firma njoftoi se dorasit kanë parë informacione të klientëve të qeverisë si dhe zbatimet që firma përdor për diagnostikimin. Gjatë su lmit kibernetik është vjedhur edhe software për su lmet, me të cilën firma provon zakonisht sistemet mbrojtëse të klientëve të vet. FireEye mendon se pas su lmit ndodhen hakerë që punojnë me porosi shtetërore. Për këtë flasin ndër të tjera aftësitë teknike dhe disiplina e hakerëve, bëhet e ditur. Kjo firmë ka zbuluar në të kaluarën një seri sulmesh të hakerëve koreano-veriorë mbi bankat si dhe fushata të qëllimshme dezinformimi nga Rusia dhe Irani, të cilat i ka neutralizuar.