Një urim të veçantë zgjodhi sot Kryeministri Edi Rama për festën e Krishtlindjes. Kreu i qeverisë publikoi një fotografi duke i dhuruar çelësat e shtëpisë një familje,shtëpia e së cilës u dëmtua nga tërmeti. “Mirëmëngjes dhe Zoti bekoftë gjithë shqiptarët”, – uron Kryeministri Edi Rama.

Në të 11 bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, dita-ditës banorët po kthehen në shtëpitë e tyre të rindërtuara, për të kaluar festat e fundivitit në shtëpitë e reja. Shtëpitë e rindërtuara janë më të bukura, më të forta e më të mëdha se ato që banorët humbën nga tërmeti. Besimtarë katolikë dhe ortodoksë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen, lindjen e Jezu Krishtit.