Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes dha lajmin se procedura ligjore për naftë pa taksa për fermerët ka nisur. Rama me anë të një postimi në profilin e tij në Faceook njofton se: procedura ligjore për naftë pa taksa për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë. Rama gjithashtu u bën thirrje fermerëve që nuk janë pajisur akoma me NIPT të nxitojnë ta marrin.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe me lajmin që procedura ligjore për NAFTË PA TAKSA për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë, si edhe me nxitjen për të gjithë fermerët e papajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin, ju uroj një muaj të mbarë.