Menjëherë pas protestës së djeshme, ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës zbriti në terren për të pastruar qytetin. Ndërsa sot, që në orët e para të mëngjesit, punonjës të shumtë të Bashkisë së Tiranës rivendosën dhe sistemuan të gjitha zbukurimet e dekorit, të vendosura per festat e fundvitit, si dhe zëvendësimin e dyerve e xhamave të thyera të godinës së Bashkisë.

Akteve vandale të protestës së djeshme nuk i shpëtuan as, Kryeministria dhe Ministria e Brendshme, ndërsa një pjesë e protestuesve u drejtuan në Sheshin Skënderbej. Protesta u mbyll me të pl ag osur nga radhët e policisë dhe të protestuesve.