Paris Saint-Germain e ka shkarkuar trajnerin e vet gjerman, Thomas Tuchel, pas gati tri vjetëve në krye të skuadrës. Shkarkimi i Tuchel vjen në ditën e Krishtlindjes dhe pavarësissht fitores së PSG-së 4:0 kundër Strasbourg në Ligue 1 të mërkurën.

PSG-ja është e treta në renditjen tabelore të Ligue 1, por vetëm një pikë prapa liderit Lyon. Por Tuchel u mposht katër herë në 17 ndeshje në ligë këtë sezon.