Largimi i Melisës nga studioja e “Për’puthen” dhe deklarata e Sindit ka shkaktuar debate edhe mes konkurrentëve të tjerë të emisionit. Kështu, debati vijoi më tej ditën e sotme dhe çoi në replika mes Andit dhe Sindit. Andi, i cili këtë javë do të jetë në një takim me Melisën, e cilësoi të gjithë skenën e krijuar si një tu rp. Ai i tha se e ka humbur respektin ndaj Sindit duke shtuar se nuk i takon 22-vjeçares të ofendojë një femër. Ndërsa Sindi i mëshoi faktit që ka të drejtë dhe idesë se Melisa ishte ajo që e ofendoi e para, prandaj edhe debati agravoi në atë lloj mënyre. Andi: Me vjen turp që ndodhi kjo gjë. Janë gjëra patetike dhe ke bërë një koment pa lidhje. Melisa iu drejtua Mevlanit. Ti çdo gjë e merr shumë personale. Për mua si And i ke humbur të gjitha vlerat. Ty nuk të takon të ofendosh një femër.

Sindi: Përse mund të merren fjalët e mia si ofendim. Andi: Në vendin tënd mund të ishte Tea. Nuk kishte rëndësi nëse do të ishe ti. I tha të pëlqen se ksi 200 %. Në këtë rast ishe në takim me të dhe i tha që ti përse dole me Sidnin kur të pëlqen se ksi. Sindi: Nëse Sindi i thotë, e ka shumë gabim, nëse i thotë Melisa, ka të drejtë. Ditën e sotme, Melisa u rikthye në emision, ku sqaroi se ishte nxituar me veprimin e saj por ishte larguar sepse nëse do qëndronte debati do agravonte më tej. Melisa tha se i vjen turp për veprimet e bëra dhe kishte një përgjigje për publikun.

Do e agravoja situatën. Për njerëzit që nuk e kanë kuptuar, pyetja i ishte drejtuar Mevlanit, për të ditur për mënyrën se si ai i shikon dhe mendon gjërat. Më vjen turp për veprimin e bërë. Nëse njerëzit mendojnë që unë e le për një kafe, do t’i them që tani do e le për dy, do e marr me sportivitet. Sindi nga ana tjetër, u shfaq tepër e bindur në ato që tha dhe nuk u tërhoq nga deklarata e bërë dje. Më preku në mënyrë indirekte. Këto shaka kaluan edhe limitin. Sindi nuk dëshiron të ofendoj personin përballë, në mënyrë që të dalë nga vetja. Nëse janë provokime që bëhen herë pas here. Nuk mund ta quaj provokim. Nuk quhet një pyetje për Mevlanin nëse hyj dhe unë në atë pjesë. Në momentin që njeriu nuk ka kujdes për fjalët që thotë dhe Sindi ofendohet për ato gjëra, kjo është papjekuri. Ofendimi ishte se përse Mevlan zgjodhe një femër të virgjër se ke thënë që të ka pëlqyer 200% se ksi.

E gjitha filloi kur Melisa pyeti Mevlanin: “Duke qenë se ti ke thënë se marrëdhëniet se ks uale janë të rëndësishme për ty, pse zgjodhe të dalësh me një vajzë të vir gjër?”, referuar takimit që ai pati me Sindin. Kjo pyetje nuk u prit aspak mirë nga ana e Sindit, e cila e mori si një pyetje me tendencë dhe ofenduese. Dy vajzat filluan të debatonin ashpër me njëra-tjetrën dhe debati denigroi në ofendime. Në bisedë e sipër Sindi i tha “unë do bëj se ks me atë që e ndjej e jo me atë që ma jep një kafe”. Pas kësaj deklarate, situata u irritua së tepërmi dhe Melisa preferoi të largohej nga studio. Ndërkohë konkurrentët u ndanë në dy pjesë, në ato që u pozicionuan pranë Sindit, e në ato që nxituan pas Melisës.