Një pretendim don-kishotesk i një nate helene të 2009-ës duket se po zgjon ëndrrën e fjetur satirike të zgjerimit abuzues në ujërat territoriale shqiptare. E zhveshur nga kaftani i interesave kombëtare, qeveria e prillit të 2009-s firmosi paktin e pashembullt cënues të integritetit detar, s’hezitoi të nënqeshte mbi dokumentin e bardhë pa turpësinë e pushtetit që nuk ia justifikonte aktet ilegjitime. Lajmi i aromës së patriotizmit qeveritar grek u nuhat nga akset dytësore informative mediatike, pasi dinjiteti i cu nguar vetëdijshëm i noterëve të politikës antishqiptare, s’mund të shërbente në publik copëtimin territorial të vendit, aktin më banditesk! Tranpolina e zgjerimit është atashim inadekuat në lindjen e një ko nfli kti probabël.

Shqipëria është vendi autokton i Ballkanit, asnjë fakt historik s’ngrihet si dyshim për tezën e kundërt, por vala e së vërtetës absolute sot është invers proporcional me njësitë territoriale të republikës, ironia e shtrirjes në vetëm 28 mijë katrorë sipërfaqe de facto. Mungesa e atdhetarizmit të kahershëm në tryezat ndërkombëtare të ujdive, diagnostikon etjen e bilanceve vetjake në disfavorin e interesave madhore, mbytjen e gjakut të derdhur në detin e cekët të parasë. Vullneti historik i besoi Shqipërisë alternativën e autenticitetit, por bijtë e saj ia mohuan për pragun vetjak. Vizita e ish-ministres greke në 2009-n ishte me objektiva të qarta, trajektorja subjektive e palës greke ngulmonte në faktimin e aludimit absurd të zgjerimit në ujërat fqinje, një pretendim grotesk që përçon mesazhin e koduar të asgjesimit shqiptar, tokës që i pikon hendeku i fortifikimit institucional. Gjykata kushtetuese refuzoi rrënojat e stisura të trupës greke për diskordancë territoriale, duke ratifikuar ekzistencën e mekanizmit ligjor, e rrallë për kupolën e togave të zeza që lëshon fermanë nën trysninë e ushtruar të pushtetit. Zëri i nënzëshëm i gjyqtarëve shqiptarë këndoi himnin e së vërtetës në seancën ku u konkludua qartë moszgjerimi i Greqisë, por të paudhët e risjellin në trajtesë një abuzim taksativ me shpresën se sot a mot do t’u jepet kredibiliteti i përfitimit në këmbim të hiç-it. Ujërat e rre zikshëm të stuhisë që u printuan në zyrat e Shqipërisë, nuk janë garancia e notarëve guximtarë grek, sikundër motivacioni i paarsyeshëm që i nxit drejt hapit qesharak dhe i tund në djep besimin e hatashëm. E vërteta dhe mb, vr et, të tra dhëton dëshirën, por duhet pranuar, ndaj Greqia le të vetëmjaftohet me pikat kufitare gjeopolitike të hershme.

Nëse Shqipëria ka ende grimca të mbetura prej shpirtit vetë fli jues në emër të sovranitetit, b eteja e delimitimit të kufirit detar do të mposhtet sërish në Gjykatën Ndërkombëtare, do t’i ritregohet Greqisë se s’biem pre e kurthit të tyre, se disfata e ligjit është vërtetësia që s’njeh rryshfet. Keqardhje e tejskajshme për im oralitetin e një shteti të BE-së që vijon të lexojë mbi tryezën e punës ligjin e luf tës, një incident për retrospektivë nuk i shërben të ardhmes. Emocioni për hapësirën e premtuar mbi aneksimin e Shqipërisë është politikë devijuese e fqinjësisë së mirë, shkelje flagrante e çështjes ndërkombëtare, arsye për luhatjen e paqes, tensionim që i trembet një ar matimi. Kroniciteti i ab uz im eve mbi shqiptarët është i trishtë, i pafjalë, i segmentuar pakohë mbi lotët që janë derdhur furishëm.

Një e shkuar e dytë, s’mund të bëhet e tashme, s’duhet lejuar. Të anatemosh zgjerimin mendjengushtë të Greqisë, mishëron mospërjetimin nën lekurë të padrejtësive që s’u mjaftuan kurrë ndaj shqiptarëve, bet ejën për të drejtën e përbashkët, fitoren që ia kemi borxh mëmëdheut. Greqi, çfarë historia nuk ta fali, nuk e vjedh dot!